Sot në Tepelenë u mbajt ceremonia e shpalljes së Lumit Vjosa, Park Kombëtar.
Grupi i këngëtarëve polifonikë me në krye artistin e njohur Golik Jaupi, që ishte përzgjedhur për të marrë pjesë në ceremoni, ia ka kushtuar pjesën e parë të këngës kryeministrit Rama.
Në vargjet e para kënga thotë:
Në këtë vend të labërisë
vjen kryetari i partisë
kryeministri i Shqipërisë
si dhuratë e Perëndisë
Më tej kënga vijon për disa minuta radhazi para se fjalën ta marrë i pari kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi e pas tij ministrja Kumbaro e kryeministri Rama.
Me vendim të qeverisë dy ditë më parë, Lumi Vjosë është shpallur Park Kombëtar. Kjo nënkupton ndalimin e të gjitha ndërtimeve që e dëmtojnë Vjosën dhe tre degët e saj, Drino, Bënçë e Shushicë.