Vendosni fjalën kyçe....

“Meksika ‘më e sigurt se SHBA-ja, s’ke kuptoj fushatën kundër vendit tim” – Presidenti Lobrador


Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador ka pohuar se vendi i tij është ‘më i sigurt se Shtetet e Bashkuara’. Ai reagoi pas ngjarjes së ndodhur pak ditë më parë ku dy shtetas amerikanë u rrëmbyen dhe u vranë në veri të vendit.

Pesë persona të dyshuar të lidhur me një kartel droge janë arrestuar nga autoritetet meksikane pas rrëmbimit më 3 mars të katër amerikanëve në Matamoros,  ngjarje që tërhoqi një mbulim të gjerë mediatik në të dy anët e kufirit.

Lopez Obrador, megjithatë, ka fajësuar një element konservator ‘anti-Meksikë’ në qeverinë amerikane për përdorimin e incidentit si kapital politik për të ndezur tensionet në lidhje me të dhënat e sigurisë së vendit të tij, ‘veçanërisht pasi çështjet e imigracionit dhe sigurisë së kufirit mbeten tema të diskutueshme në ekosistemin politike të SHBA-së’.

“Meksika është më e sigurt se Shtetet e Bashkuara”, tha ai gjatë një konference për shtyp të hënën. “Nuk ka asnjë problem me udhëtimin e sigurt nëpër Meksikë.”

Senatori republikan amerikan Lindsey Graham nga Karolina e Jugut, shteti nga i cili ishin viktimat e rrëmbimit, tha javën e kaluar se ai planifikonte të prezantonte legjislacionin që do përcaktonte zyrtarisht kartelet e drogës si organizata të huaja terroriste. Ligji i propozuar do lejojë ushtrinë amerikane të operojë përtej kufirit meksikan për të mbyllur laboratorët e drogës.

Lopez Obrador në mbrojtjen e vendit të tij vuri në dukje gjithashtu të dhëna që tregojnë një rritje të mprehtë të turizmit amerikan në Meksikë vitin e kaluar, numra që kanë ardhur në rritje pavarësisht se Departamenti i Shtetit i SHBA ka përcaktuar nivele të ndryshme të rrezikut të udhëtimit në 30 nga 32 rajonet e Meksikës.

Presidenti paralajmëroi gjithashtu se ai mund të këshillojë meksikano-amerikanët që të votojnë kundër kandidatëve republikanë në zgjedhjet e ardhshme nëse kritikat vazhdojnë.

Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar kanë lëshuar gjithashtu paralajmërime udhëtimi për Meksikën për qytetarët e tyre.

Statistikat e përpiluara nga Banka Botërore në vitin 2020 treguan se shkalla e vrasjeve në Meksikë është 28 për 100,000 persona, të dhëna që janë katër herë më të mëdha se në Shtetet e Bashkuara.