Muzeumi Britanik qendra më e rëndësishme e Muzeulogjisë Boterore ka deklaruar sot se pas një letre të dërguar nga anetari i këshillit shkencor të Unesco, Z Auron Tare për drejtorin e përgjithshëm të Muzeumit Britanik, ky institucion ka vendosur të ndërrojë emërimin e zbulimit të koleksionit të monedhave romake të zbuuara në Butrint, nga Buthrotum Epir Greqi në Buthrotum Epir Shqipëri.
Në përgjigjien e dërguar nga Kuratori i Departamentit të Monedhave dhe Medaljeve, Tom Hockenhull, shkruhet se – kërkesa e Z Tare është e drejtë dhe pas një kërkimi të mirfilltë u pa e arsyeshme se emërtimi i koleksionit të monedhave të Butrintit të ndryshojë emërtesën e saj në Buthrotum Epir, Albania.
Koleksioni i monedhave romake në British Museum, janë gjetur në Butrint në fillimin e viteve 20 të. Ndër të tjera në këtë koleksion ndodhet monedha e vetme romake e cila përcakton se në shek e II pas krishtit në Butrint u ndërtua një ujësjelles nga Perandori Trajan. Koleksioni i monedhave të Butrintit nuk është i vetmi nga Shqipëria, në këtë Muzeum të rëndësishem i cili mban objekte të zbuluara nga e gjithë bota. Megjithate reagimi i ketij Muzeumi ndaj nje çështje shumë të mprehtë si çështja e Butrintit tregon për rëndesinë e madhe që bota i jep trashegimise kulturore si aspekt i rëndesishëm i kulturave kombëtare dhe sensitiviteti që ato mbartin./Hashtag.al