Vendosni fjalën kyçe....

Olsi Dado komandohet në SPAK me kërkesë të kreut Dumani


Olsi Dado është komanduar prokuror në SPAK pas kërkesës së kreut të këtij institucioni, Altin Dumani.

Ky i fundit e ka bërë kërkesën përkohësisht për shkak të nevojave të SPAK-ut. Me komandimin e Dados, SPAK ka në organikë 18 prokurorë nga 20 që parashikohet sipas ligjit.

Pas komandimit në SPAK, Dado ka lënë detyrën që mbante deri tani. atë të drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë e Ekstradimet në Prokurorinë e Përgjithshme.

Komandimi i Dados vjen pak kohë pasi prokurorët e SPAK-ut, Klodian Braho dhe Eneid Nakuçi, janë tërhequr nga dosja e inceneratorëve.

SPAK në një njoftim akuzonte gazetarin Adriatik Doçi se kishte intimiduar prokurorët e SPAK-ut për dosjen në fjalë, pas materialeve të lidhura me ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj.