Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Rama porosi deputetëve për zgjedhjet e 14 majit


Ka përfunduar mbledhja e grupit të Parlamentar të Partisë Socialiste në selinë e PS. Takimi i nisur prej orës 18:00 kishte në fokus përgatitjen për zgjedhjet e 14 majit.

Drejtuesit e qarqeve kanë raportuar për sondazhet për kandidatët për kryebashkiakë dhe këshilltarët.

Në mbledhje, Kryeministri Edi Rama dha edhe disa porosi për deputetët duke i kërkuar të mbajnë përgjegjësi për zgjedhjet në zonën e tyre elektorale.

Kreu i PS-së kërkoi angazhim maksimal nga deputetët në zonat e tyre.

Ndërkohë, nesër pasdite në orën 17:00 Rama do mbledhë kryesinë e PS.