Vendosni fjalën kyçe....

Çifit i orkave masakron peshkaqenët, vret 17 brenda ditës


Port dhe Starboard, çifti i orkave i famshëm që më parë ishin regjistruar duke gjuajtur dhe vrarë peshkaqenë të mëdhenj të bardhë, së fundmi kanë vrarë të paktën 17 peshkaqenë në një ditë të vetme.

Orkatë, dihet se ushqehen me lloje të ndryshme peshkaqenësh në Afrikën e Jugut. Në këtë gjueti të fundit, ata e kthyen vëmendjen e tyre te peshkaqenë me hundë të gjerë pranë Pearly Beach, Gansbaai.

Këta peshkaqenë me pamje të lashtë zakonisht ushqehen me kafshë të vogla detare, peshkaqenë më të vegjël dhe foka dhe në raste të rralla dihet se sulmojnë njerëzit. Megjithatë, ata me sa duket përgjithësisht janë të qetë rreth zhytësve dhe thuhet se janë peshkaqenë idealë për t’u fotografuar.

“Ne i vëzhguam dy orkat duke u zhytur në mënyrë të përsëritur në një zonë të vogël për pothuajse dy orë para se të niseshin në det të hapur”, tha Ralph Watson, një studiues me Marine Dynamics Conservation Trust në Afrikën e Jugut, në një deklaratë, shkruan IFL.

Disa ditë më vonë, mbetjet e 11 peshkaqenëve u panë në të njëjtin plazh nga Watson dhe ekipi i tij pasi stuhitë i sollën ata në breg.

Sipas Alison Towner, kandidate për doktoraturë në Universitetin Rhoades dhe studiuese kryesore mbi orkat që gjuanin peshkaqenë në Gansbaai, ‘çdo peshkaqen u vra dhe atyre u mungonte mëlçia; ato ishin të gjitha femra me përmasa midis 1,6-2,3 metra dhe kishin lëndime të ngjashme me ato të vrarë në False Bay nga i njëjti çift orkash’.

“Kjo është sasia më e madhe e peshkaqenëve që këto orka kanë vrarë në këtë zonë me një vizitë të vetme” shtoi Towner.

Përpara vitit 2015, peshkaqenët e mëdhenj të bardhë ishin relativisht të zakonshëm në rajon, veçanërisht në Gjirin False. Megjithatë, numri i tyre është zvogëluar që kur Port dhe Starboard filluan të gjuanin atje.

Orkat dihet se ushqehen me peshkaqenë të bardhët e mëdhenj edhe në vende të tjera, veçanërisht në Kaliforni dhe Australinë e Jugut. Në vitin 2015, zhytësit në Ishujt Neptun në Australinë e Jugut panë një grup orkash që sulmonin një peshkaqen.