Vendosni fjalën kyçe....

“E konsideronin spiun të policisë”-Zbardhet vrasja e shtetasit shqiptar në Greqi 2 vite më parë, arrestohen dy bashkëpunëtorët e autorit


Një taksist shqiptar me tre mbiemra dhe katër emra të ndryshëm, bashkëpunëtori grek si dhe ekzekutori akuzohen nga autoritetet greke për vrasjen e Aris Papës, ngjarje e ndodhur në maj të vitit 2021, në Sepolia të Greqisë, raporton media në vendin fqinj.

Arma që kreu vrasjen dyshohet se u fut nga Tirana.

Policia e Atikës, ka arritur të identifikojnë dhe të vënë në pranga taksistin shqiptar me Skoda Octavia dhe bashkëpunëtorin e tij grek, ndërsa me sinjalizimin e shërbimeve të huaja janë në kërkim edhe të ekzekutorit.

Ajo që dinë është se i qitësi është moshë e re ndërsa motivi i ekzekutimit i shqiptarit ishin rastet e drogës, por edhe për t’i mbyllur gojën përgjithmonë pasi në mendjen e taksistit shqiptar, viktima ishte një “informator” i Policisë.

Vrasja e 32-vjeçarit ndodhi pasditen e 30 majit 2021 në zonën e Sepolit.

Në orët e pasdites të datës 30.5.2021, një person i panjohur i është afruar në këmbë 32-vjeçarit, i cili ndodhej jashtë një kafeneje në zonën e Sepolit, dhe e ka plagosur për vdekje. Më pas, ai është arratisur duke përdorur dhe ndërruar makinat që cilat drejtoheshin nga bashkëpunëtorët e tij.

Për hetimin dhe zbardhjen e çështjes janë shfrytëzuar informacione dhe të dhëna, nga vlerësimi dhe analiza e të cilave janë identifikuar dy autorë, një shqiptar me tre mbiemra të ndryshëm dhe tre emra të lindur në vitin 1974 ose 1977 me i skeduar për trafik migrantësh dhe një 56- vjeçar po ashtu i skeduar nga autoritet, i cili ka ndihmuar me mjete transporti autorin.

Siç rezultoi, njëri bashkëpunëtor, shqiptari, kishte marrë përsipër planifikimin dhe koordinimin e arratisjes së autorit nga vendi i krimit, drejtimin e bashkëpunëtorit tjetër grek, ndërsa pas vrasjes ishte kujdesur për fshehjen e armës të përdorur në krim.

Në një operacion të zhvilluar ditën e enjte, më 15 mars 2023, u identifikuan dy bashkëpunëtorët, të cilët u arrestuan në bazë të urdhërarrestit përkatës. Ndërsa kërkimet për ekzektutorin vijojnë