Vendosni fjalën kyçe....

“Ejani të luftoni me ne, mjaft m**turbuat” – Grupi Wagner nxjerr reklama rekrutimi në Pornhub


Grupi rus Wagner ka blerë një reklamë në Pornhub, duke u bërë thirrje përdoruesve të faqes së njohur pornografike të bashkohen me ‘ushtrinë private më të këndshme në botë’. Kompania ushtarake së fundmi zgjeroi përpjekjet e saj të rekrutimit teksa lufton për të marrë një qytet kyç të Donbasit.

E vërejtur nga përdoruesit rusë të Telegram-it në fillim të kësaj jave, reklama paraqet një grua që lëpin një gjel sheqeri në mënyrë sugjestive, ndërsa një zë femëror fton shikuesit të regjistrohen me Wagner. Thuhet se reklama ishte e dukshme vetëm për ata që hynin në faqe nga Rusia.

“Ne jemi ushtria private më e lezetshme në botë. Ne po rekrutojmë luftëtarë nga të gjitha rajonet e Rusisë. Mos u largoni, ejani të punoni për PMC Wagner”, thotë reklama në gjuhën ruse, përpara se një numër telefoni të shfaqet në ekran.

I pyetur në lidhje me videon nxitëse, kreu i Wagner Group, Evgeny Prigozhin më vonë konfirmoi se reklama ishte e vërtetë.

“…reklamimi i PMC Wagner në faqet pornografike është një ide shumë e mirë e ekipit tonë të marketingut,” tha ai siç citohet nga shërbimi i tij për shtyp.

“Unë jam absolutisht plotësisht dakord me ta, dhe kjo reklamë thotë: “Shkoni të luftoni në PMC të Wagner, ndaloni masturbimin. Kush nuk pajtohet me këtë argument?”

Ndërsa është e paqartë se sa kohë mbeti në faqe reklama, Pornhub tha se ajo u hoq të mërkurën, duke i thënë Newsweek se ajo ka shkelur politikën e saj kundër reklamave të lidhura politikisht.

Përveç fushatës së saj të reklamave në faqen më të madhe pornografike në botë, Wagner ka zgjeruar përpjekjet e saj të rekrutimit në mënyra të tjera javët e fundit, duke njoftuar krijimin e 42 qendrave të reja të kontaktit në të gjithë Rusinë në fillim të këtij muaji.

Wagner ka luajtur një rol të rëndësishëm në operacionin e vazhdueshëm ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe aktualisht po merr pjesë në luftime të ashpra për të kapur qytetin strategjik të Bakhmut në rajonin e Donbasit.