Vendosni fjalën kyçe....

KAS merr vendim, rrëzon vendimin e Celibashit, PD do të regjistrohet me kryetar Enkelejd Alibeajn


Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të regjistrojë Partinë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit.

Pas një seance rreth 60 minutash, KAS vendosi të rrëzojë një vendim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i cili i kërkoi PD-së të sjellë një deklaratë të angazhimit solemn në zgjedhjet e 14 majit të firmosur nga kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

“Ankuesi të depozitojë në KQZ dokumentacionin shtesë si më poshtë: deklaratën me të dhënat për nënkryetarin, zotin Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar; deklaratën e angazhimit solmen të nënshkruar nga Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të partisë, detyrimin e Komisionerit Shtetëror të regjistrojë subjektin zgjedhor Partia Demokratike, me nënkryetarin Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të partisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor brenda pesë ditëve nga shpallja e tij”, thuhet në vendimin e lexuar nga relatori i çështjet, Koli Bele.