Kina po i kalon Shtetet e Bashkuara në ndërtimin e anijeve ushtarake, sipas oficerit veteran të inteligjencës dhe autorit Grant Newsham.
Sekretari i Marinës Carlos Del Toro tha më 28 shkurt se ushtria kineze po prodhon anije luftarake me një ritëm më të madh se Shtetet e Bashkuara, duke rrezikuar epërsinë e SHBA-së në dete e oqeane. Ai vuri në dukje se Kina aktualisht ka rreth 340 anije dhe po kërkon të shtojë 100 të tjera deri në vitin 2030.
Neësham i bëri jehonë mendimit të Toros, duke vënë në dukje se numri nuk përfshin as anijet e rojes bregdetare të regjimit, të cilat janë ndërtuar si anije luftarake, dhe një milici detare që i shton mijëra anije.
Marina e SHBA-së thuhet se ka rreth 295 anije për të mbuluar të gjithë botën.
“Kinezët kanë nisur ndërtimin e anijejeve me një normë prej 5 me 1 gjatë dekadës së fundit krahasuar me SHBA-në. Pra, për çdo anije luftarake që hedhim në ujë, ata hedhin pesë, dhe ato kanë një kapacitet shumë më të madh të ndërtimit të anijeve se ne, ndërkohë që ne kemi lejuar që tonat të thahen. Dhe kinezët kanë ndërtuar të tyren me një shpejtësi marramendëse.” – tha Newsham në programin ‘Kina në fokus’ të NTD.