Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi akuzoi Mirel Mërtirin e inceneratorve se ka paguar artikullin te EuReporter për aludimet se LSI-ja është financuar me para ruse, shkrim i cili u hoq më pas.
Kryemadhi tha se do i drejtohet prokurorisë së Tiranës dhe SPAK-ut për të hetuar këtë çështje.
“Vjen si rezultat i shkrimit të zotit Rama në Financial Times . mua më rezulton që pagesat për këtë shkrim tek Eureporter i ka bërë zoti Mirel Mërtiri. Po patjetër, informacion.
E dyta , unë do t’i drejtohem edhe prokurorisë së Tiranës dhe SPAK që ta hetojë këtë çështje sepse përdorimi i të dhënave personale sikurse ishte dhe ajo e operacioneve plastike, që paguheshin në një servis makinash. Problematikat që ka mazhoranca është që kanë shkuar tek një portal i lidhur ngushtë me kompanitë kineze përsa i përket situatës së kompanive kineze të lobimit në Bruksel.
Për një gjë më bëhet qejfi që Monika ia ka prishur terezinë Veliajt për inceneratorin e Tiranës. Në ditë paguajnë 100 mijë euro për inceneratorin e Tiranës nga buxheti i shtetit”-tha Kryemadhi në emisionin “Opinion”.