Një i mitur 4 vjeçar dyshohet se është mbytur aksidentalisht në liqenin e Mursisë në Konispol.
Policia thotë se familja e tij banonte në afërsi të këtij liqeni.
Sarandë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:40, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, në liqenin e Mursisë, Konispol, një shtetas i mitur 4 vjeç, banues në fshatin Shëndelli, i cili ka qenë duke qëndruar me familjarët e tij, në afërsi të liqenit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.