Vendosni fjalën kyçe....

Rama do nisë takimet me sipërmarrjen për rritjen e pagave ne sektorin privat: Qeveria po bën gati korrektimin e krejt skemës së pagave


Kryeministri Edi Rama njoftoi nisjen e takimeve me sipërmarrjen për rritjen e pagave në sektorin privat pas rritjes edhe të pagës minimale të detyrueshme.

Nisim takimet me sipërmarrjen për domosdoshmërinë e rritjes së mëtejshme të pagave në sektorin privat, ku tanimë nga prilli minimumi i detyrueshëm është 40 mijë lek.

Ndërkohë që qeveria po bën gati korrektimin e krejt skemës së pagave pas rritjes së ndjeshme të pagës minimale, si reagim ndaj vështirësive të paparashikuara të krijuara kudo prej agresionit të Putinit dhe inflacionit të luftë”-shkruan Rama.