Vendosni fjalën kyçe....

Rama flet për arrestimet e zyrtarëve: Koha e të paprekshmëve ka mbaruar


Kryeministri Edi Rama foli sot për arrestimet e zyrtarëve të majtë, e jo vetëm.

Rama shprehu lumturi që konstatohet ecuria e mirë e reformës në drejtësi duke dhënë fryte domethënëse.

Ai tha se kushdo që ka punë me drejtësinë të marrë avokat, pasi qeveria nuk e ofron këtë shërbim, dhe se koha e të paprekshmëve nga drejtësia dhe qëndrimi nën ombrellën e qeverisë, ka marrë fund.

Nga ana tjetër, ne jemi shumë të lumtur sot që të konstatojmë se gjërat kanë shkuar sipas parashikimeve, dhe sot mund të konstatojmë ecurinë e reformës në drejtësi. ka filluar të japë fryte domethënëse. Nuk është një fushë me lule, ka ferrat dhe gropat e veta, por në Shqipëri po ndodh ajo që më parë askush nuk e imagjinonte. Drejtësia në Shqipëri, institucionet e reja, po godet njerëz, individë të lidhur me pushtetin apo jo, por këta të parët kanë më shumë rëndësi se këta të tjerët.

Po tregojmë dhe ne bashkë me to, se koha e të paprekshmëve dhe të strehuarve nën ombrellën e pushtetit, ka mbaruar. Nuk di vend tjetër të rajonit që godet pa parë majtas, e djathtas, por vetëm drejtë. Cilido që ka punë me drejtësinë duhet të marrë avokat, qeveria nuk ofron shërbime avokatie për askënd”, deklaroi Rama gjatë konferencës për shtyp me Borrel dhe Varheley.

Kujtojmë se sot është arrestuar kryebashkiaku i Bulqizës dhe 10 zyrtarë të tjerë, të akuzuar për korrupsion.