Vendosni fjalën kyçe....

Rikthehen në modë gramafonët, Metallica blen fabrikën e prodhimit të disqeve


Grupi i njohur muzikor, fitues i çmimit Grammy, Metallica, ka blerë fabrikën e vet të presimit të disqeve të gramafonit, pasi shitjet e formatit të mëparshëm kanë tejkaluar shitjet e CD-ve për herë të parë në 35 vjet.

Grupi veteran, i udhëhequr nga James Hetfield, kanë përfunduar blerjen e Furnace Record Pressing me bazë në Virxhinia; një fabrikë e cila ka prodhuar rekordet të Metallica për 15 vitet e fundit. Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i kompanisë Eric Astor tha këtë javë se marrëveshja do siguronte të ardhmen afatgjatë të Furnace, duke e vendosur gjithashtu atë në një pozicion për të ‘përfituar nga mundësitë e rritjes’.

Lëvizja do çojë marrëdhëniet e grupit me fabrikën ‘në nivelin tjetër’, shpjegoi bashkëthemeluesi i grupit Lars Ulrich. Hetfield shtoi se marrëveshja me Furnace do siguronte që ndjekësit ‘do kenë qasje të vazhdueshëm në këngë me cilësi të lartë në të ardhmen’.

Që nga formimi i grupit në 1981, Metallica është rritur duke u pozicionuar si lider në industrinë e shitjes së disqeve të gramafonit. Vitin e kaluar, grupi shiti më shumë se 387,000 disqe në SHBA, pavarësisht se nuk publikoi materiale të reja që nga viti 2016. Regjistrimi tjetër i grupit, ’72 Seasons’, pritet të dalë muajin e ardhshëm.

Një raport i fundit nga Shoqata e Industrisë së Regjistrimit të Amerikës (RIAA) deklaroi se industria e disqeve të gramafonit në SHBA u rrit me 17% në vitin 2022, duke arritur në mbi 1.2 miliardë dollarë të ardhura. Në të njëjtën periudhë kohore, disqet e gramafonit i tejkaloi CD-të me 41 milionë kopje nga 33 milionë. Ndërkohë, të ardhurat nga CD janë ulur me 18% në 483 milionë dollarë.