Qarku i Korçës është përfshirë nga reshjet e borës gjatë natës.
Bora në disa vende ka arritur në 10 centimetra trashësi ndërsa reshjet kanë çuar në uljen e temperaturave.
Reshjet më të shumta janë regjistruar në zonat kodrinore e malore.
Të gjitha rrugët janë të kalueshme pas ndërhyrjes me borëpastruese.