Vendosni fjalën kyçe....

Varhelyi: Duhet dhe ne të mbajmë fjalën, kur vendi kandidat e ka mbajtur, investime në projekte të reja


Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, duke folur për integrimin e Shqipërisë në BE, tha se edhe BE-ja ka detyrim që të mbajë premtimet, kur vendi kandidat i ka mbajtur të tijat.

Varhelyi tha se është hartuar një plan ekonomik për të përshpejtuar zhvillimet e këtushme në këtë sektor, duke financuar 1,8 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor, ku Shqipëria fitoi vetëm vitin e kaluar mbi 500 milionë euro.

“Nuk është vetëm Shqipëria që duhet të japë rezultate, pasi dhe ne kemi detyrime. BE duhet të jetë e gatshme të mbajë premtimet e veta, kur nga ana e vendit kandidat janë mbajtur. Dhe këtë po bëjmë. Kjo është arsyeja pse kemi hartuar saktësisht planin ekonomik, është shumë e rëndësishme që ta realizojmë atë për të qenë në gjendje të përshpejtojmë zhvillimin e ekonomik këtu. Vitet e kaluara shifrat kanë qenë të mira, por duam më shumë. Kemi dhënë 1.8 mld euro grantesh për 40 projekte në Ballkan, por na duhet të shkojmë përtej”, u shpreh ai.

Këtë koment Varhelyi e bëri gjatë konferencës për shtyp së bashku me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, dhe kryeministrin Edi Rama.