Vendosni fjalën kyçe....

Gjenden 2.5 ton uranium të raportuara të humbura në Libi


Rreth 2.5 ton uranium radioaktiv të raportuar të zhdukur në Libi, duket se wshtw gjetur dy ditë më vonë, vetëm 5 km nga vendi ku ishte ruajtur.

Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, tha herët të enjten se 10 lote me mineral të koncentruar të uraniumit ishin raportuar të zhdukur nga një magazinë në Libinë jugore gjatë një inspektimi të martën.

Khaled Mahjoub, zëdhënës i Ushtrisë Kombëtare Libiane, forca kryesore ushtarake lindore, tha më vonë të enjten se 10 fuçitë e humbura ishin gjetur rreth 5 km nga magazina, pranë kufirit me Çadin.

Mahjoub tha se IAEA e kishte vizituar depon në vitin 2020 dhe e kishte vulosur me dyll të kuq. Ai tha se një grup nga Çadi që bastisi magazinë mund të ketë marrë fuçitë me shpresën se ato përmbanin armë ose municione, por i kishte braktisur.

Xeherori i uraniumit lëshon nivele të ulëta radioaktiviteti, por IAEA paralajmëroi se 10 fuçitë “mund të paraqesin një rrezik radiologjik, si dhe shqetësime për sigurinë bërthamore”.

LNA, e komanduar nga kryekomandant lindor Khalifa Haftar, ishte në luftë me forcat perëndimore nga viti 2014 deri në vitin 20220 dhe nisi një sulm në Tripoli në vitin 2019 në përpjekje për të marrë kontrollin e qeverisë atje.

Që nga shpërthimi i konfliktit që përfundoi me një armëpushim, procesi politik që synon ribashkimin e Libisë ka ngecur dhe fraksionet lindore hedhin poshtë legjitimitetin e administratës së njohur ndërkombëtarisht në Tripoli.

LNA u mbështet në konflikt nga Grupi rus Wagner, për të cilin një panel ekspertësh të OKB-së tha se në vitin 2020 kishte vendosur deri në 1200 luftëtarë në Libi. LNA herë pas here gjithashtu luftoi së bashku me luftëtarët nga Çadi.