Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për Julian Sinanajn


Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me 30 vite burg për vrasësin me pagesë Julian Sinanaj, i akuzuar për një sërë ekzekutimesh në Shqipëri e Greqi.

Ai i ka shpëtuar dënimit të përjetshëm pas bashkëpunimit me drejtësinë duke marrë statusin e bashkëpunëtorit.

Sinanaj u dënua me 30 vite burg nga Gjykata e Apelit në mars 2017.

Gjykata e Larta ka lënë në fuqi dënimet edhe për 5 persona të tjerë që ishin pjesë e së njëjtës dosje. Genis Mëhillaj me 10 vite burg, Albin Mexhaj me 8 vite burg, Ilir Karçini me 5 vite burg, Ndriçim Gjokona me 8 vite burg e Marjon Mitro me 8 vite burg.

Sinanaj u dënua si autor i vrasjeve të Sokol Veizit, Julian Metushajt e Agron Çelës si dhe vënies së tritolit në banesën e ish-kreut të PD-së në Vlorë Ardian Kollozi  e tritolit në mjetin e ish-prefektit të Vlorës Besnik Dervishi.