Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata pezullon vendimin me burg për nënën lehonë, prokuroria kërkon shlyerjen e gjobës


Gjykata ka pezulluar ekzekutimin e vendimit me burg për nënën lehonë, Diana Bahçe e cila u arrestua 8 ditë pasi solli në jetë foshnjën e saj.

Gjykata vendosi lirimin e saj.

Diana Bahçja, 26-vjeçarja që u arrestua 8 ditë pasi lindi foshnjën e saj për braktisje të vajzës nga martesa e pare.

U thashë policëve që kam foshnjën me gji. Nuk e kam takuar fëmijën e parë prej 5 vitesh”, ka thënë nëna e re.

Ndërkohë mbrojtja kërkoi lirimin e menjëhershëm, me të cilin ishin dakord dhe prokurorët, por kërkuan shlyerjen e gjobës prej 2.5 mln lekësh të vjetra.

Seanca e ardhshme do jetë më 14 prill në orën 10:00.