Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është marrë ditën e djeshme në pyetje nga SPAK.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Dako është pyetur dje për disa orë nga hetuesit në lidhje me një objekt pa leje.
Bëhet fjalë për një ndërtim që ka pësuar dëmtime të rënda nga tërmeti.
Dako është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit.
Brenda dy ditësh dy kryebashkiakë të dhe një ish-kryetar bashkie socialist janë paraqitur në SPAK.
Lefter Alla, kryetari i bashkisë Bulqizë u arrestua dje nga SPAK për abuzim me tendera. Sot Artur Bushi i Krujës u thirr nga SPAK për disa çështje të hapura.