Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi takim me banorët e Tufinës: Paratë nuk do shkojnë për inceneratorë por për shkolla e rrugë


Kandidati për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi, zhvilloi një takim me banorët e Tufinës ku dëgjoi problematikat e tyre.

Banorët u ankuan për mungesën e ujit të pijshëm, ku sipas tyre nuk kanë më shumë se 2 orë në ditë, mungesën e investimeve në shkollën e Tufinës, ku prej 20  vitesh nuk është vënë dorë, apo dhe rrugën për të shkuar deri atje ku fëmijët e fillores janë të detyruar të kalojnë mes përmes varrezave.

Në fjalën e tij Këlliçi tha se nuk ka ardhur për të gënjyer askënd dhe se është aty vetëm për të premtuar vetëm ato probleme që janë brenda mundësive për t’u realizuar, por pa harruar të pranojë dhe gabimet që ka bërë Partia Demokratike ndër vite për zgjidhjen e problemeve.

Jemi në një fushatë që nuk është fushatë e zakonshme. Erjon Veliaj trumbeton kryeqytetin europian të rinisë. Ai ka mbaruar punë me rininë këtu dhe i jep mend rinisë në Europë. Këto arritje pash që kryebashkiaku i shpalli para dy tre ditësh.  Problematikat që ka Tirana sot duhet të ishin zgjidhur prej vitesh. Unë jam këtu për të pranuar dhe gabimet që ka bërë Partia Demokratike në të kaluarën, por jam këtu ama për të qenë para jush me këmbë në tokë, për të dhënë premtime të prekshme dhe të realizueshme. Ju jap fjalën që siç jam i pakorruptuar sot, ashtu do të jem dhe nesër i pakorruptueshëm në mbrojtje të interesit tuaj. Çfarë premtoj unë! Çështja e ujit të pijshëm do marrë një zgjidhje. Nuk po them këtu 24 orë në ditë se s’kam ndërmend t’ju gënjej. Me ekipin e inxhinierëve, të mundohemi që brenda 100 ditëve të para ta çojmë këtë sasi dy orë në ditë deri në 14 orë në ditë për një periudhë të caktuar kohe. Paratë e taksapaguesve nuk do të shkojnë më për inceneratorë, por do shkojnë për qytetarët, do shkojnë për familjet në nevojë, do shkojnë për çiftet e reja, për të bërë të mundur që këtu të rrinë të rinjtë. Paratë do shkojnë në infrastrukture, në ndriçim, në trajtimin e çështjes së ujit të pijshëm. Pa diskutim përpos këtyre çështjeve, do ketë një disiplinim dhe një sjellje normale të policisë bashkiake. Kështu që ju premtoj që brenda 100 ditëve të para do ketë një disiplinim të plotë të kësaj strukture” tha Këlliçi.

Për sa i përket rikonstruksionit të shkollës së zonës, apo dhe ndërtimit të rrugës nga ku duhet të kalojnë

Për shkollën e para nuk do ju mungojnë baza materiale, e sigurt dhe rikostruksionin, merreni që sot mbajeni shënim do të ndodhë. Mbas 14 majit, për 400 metra rrugë kur bëhet fjalë për fëmijët, brenda dhjetorit të këtij viti e ke të zgjidhur”-tha Këlliçi:.

Një shqetësim tjetër që kishin banorët ishte dhe mënyra e votimit apo sigla me të cilin Këlliçi do garojë në zgjedhje.

Me zyrtarizmin e koalicionit, opozita garon në zgjedhjet lokale në Tiranë Belind Këlliçin i cili theksoi se slogani “Bashkë Fitojmë” jep mesazhin e bashkimit të opozitës i cili të çon në fitoren që presin qytetarët.

Koalicioni bashkë fitojmë kandidon Belind Këlliçin në Tiranë, zgjedhja është o Belind Këlliçin me koalicionin “Bashkë Fitojmë” o Erion Veliajn me PS-në. Erion Veliajn e kam futur në mes të shënjestrës, do t’ia marr shpirtin bashkë me ju deri më 14 maj përditë. Nuk do i ndahem as edhe një moment,” tha Këlliçi.