Kryetari i Bashkisë së Krujës Artur Bushi është thirrur sot nga SPAK.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Bushi ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme.
Nuk dihet arsyeja e thirrjes së tij nga SPAK.
7 kallëzime penale janë bërë në SPAK, ndaj kryebashkiakut të Krujës.
Për tri nga denoncimet është vendosur regjistrimi i procedimit penal për verifikimin e faktit, por pa nisur hetimet ndaj Artur Bushit.
Ndërkohë dy padi të tjera nuk janë pranuar nga SPAk, dhe grupi i hetimit ka vendosur dërgimin e tyre për kompetencë në prokurori të tjera, dhe për 2 materiale kallëzuese është vendosur mosfillim procedimi për shkak të mungesës së provave ose për shkak se fakti i pretenduar nuk parashikohet nga ligji si vepër penale, raportonte Ora News një muaj më parë.