Nëna lehonë Diana Bahçja do ketë mundësi të ribashkohet me fëmijën e saj të mitur, 8 ditë pasi e kishte sjellë në jetë, pasi u lirua sot nga burgu me vendim të gjyqtarit Ardit Mustafaj me kushtin për të paguar gjobën.
Nëna nga Mati duhet të paguajë një shumë prej rreth 200 mijë lekësh. 26-vjeçarja tha gjatë seancës se nuk ka qenë në dijeni të gjobës ndërsa foli edhe për vajzën e parë, të cilën akuzohet se e ka braktisur, shruan Shqiptarja.
“Nuk kam qenë në dijeni të gjobës. Fëmijën e parë nuk e kam takuar se nuk më lejojnë është 5 vjeçe vajza.” – tha thënë ajo në gjyq.
Diana Bahçja ishte dënuar për braktisjen e fëmijës nga martesa e parë, por tha se ish-bashkëshorti e dhunonte dhe nuk e lejonte të takonte vajzën.
Pavarësisht pretendimeve të tij, Diana Kolaveri Hoshi, me origjinë nga Mati u dënua nga Gjykata e Tiranës në qershor të vitit 2022, ndërsa vendimi u ekzekutua nga policia më 7 Mars të këtij viti.