Deputeti i PD-së Flamur Noka ka denoncuar propozimin nga ana e kryeministrit Rama të Vlora Hysenit si kreun e ri të Shërbimit Informativ Shtetëror.
Noka shkruan se Hyseni, është shkarkuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë për lidhje serbe, ndërkohë që Rama e ka propozuar për të drejtuar inteligjencën shqiptare.
Sipas tij, fakti se Hyseni dyshohej për lidhje serbe, i ka mjaftuar Ramës për ta propozuar.
“Kosova e shkarkon për lidhje serbe, Rama e propozon në krye të SHISH
Rama propozon në krye të SHISH bashkëkombasen Vlora Hyseni, por kjo e fundit është shkarkuar në mbështetje të nenit 6 (paragrafi 4) i Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, ku thuhet shprehimisht se:
“Zbulimi ose mosruajtja e informacioneve të klasifikuara paraqet vepër penale të dënueshme sipas Kodit nr.06/074 Penal të Republikës së Kosovës, Ligjit Nr.03/L-178 për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë dhe legjislacionin tjetër përkatës në fuqi që ka të bëjë me informacionin e klasifikuar.”
Vlora Hyseni dyshohej për lidhje serbe dhe mesa duket kaq i ka mjaftuar Ramës për të plotësuar kriterin nr.1 të tij.” – shkruan Noka.