Champions League hodhi shortin e fazës çerekfinale, me tetë skuadrat që do të kërkojnë t’i shkojnë deri në fund, me finalen që do të luhet në stadiumin “Ataturk” të Stambollit më 10 qershor.
Pas 17 vitesh, ishin kualifikuar 3 skuadra italiane në fazën çerekfinale dhe kjo e bëri interesante shorti, teksa do të ketë derbi italian, me Milan që do të përballet me Napolin.
Me fat skuadra e Interit, që gjen Benfica-n, pra zikaltrit do të përballen sërish me një skuadër portugeze, teksa më parë eliminuan Porton. Short “ferri” për Bayern Munchen dhe Manchester Cityn, teksa do të ndeshen mes tyre.
Real Madrid gjen sërish një ekip anglez, pasi eliminoi Liverpool, tashmë do të ndeshet me Chelsea.
Gjithashtu u përcaktuan edhe çiftet e përballjes në gjysmëfinale ku fituesit e Milan-Napoli do ndeshen me fituesin e Inter Benfica. Ndërsa fituesi i Real Madrid-Chelsea do ndeshet me fituesit Man.City-Bayern Munich.
Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më 11 dhe 12 prill, ndërsa të kthimit një javë më pas. Ndërsa ato gjysmëfinale më 9 dhe 10 maj, të kthimit më 16 dhe 17 maj.