Vendosni fjalën kyçe....

Rama propozon një grua në krye të Shërbimit Informativ


Kryeministri Edi Rama i ka propozuar Presidentit të Republikës, Bajram Begaj emrin e Vlora Hysenit në krye të Shërbimit Informativ.

Rama thotë se Hyseni gëzon respekt në komunitetin ndëkombëtar të inteligjencës duke dhënë garanzi për reformimin e mëtejshëm të këtij shërbimi

Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”-shkruan Rama.