Vendosni fjalën kyçe....

Rama shkon në Presidencë, çështjet e diskutuara  


Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Presidencë, ku zhvilloi një takim me Presidentin Bajram Begaj.

Në këtë takim janë prekur disa çështje të veçanta që kërkojnë bashkëpunim mes qeverisë dhe institucionit të Presidencës ndër to edhe çështja e detit, raporton News24.

Shqipëria është në një moment të përcaktimit të kufirit detar me shtetin grek për çështjen e Jonit, dhe është rënë dakord që çështja do shqyrtohet në gjykatën ndërkombëtare të Hagës.

Ndërkohë Presidentit i takon të japë plotfuqinë për përcaktimin e grupit që do merret me çështjen pasi me ish-Presidentin Meta kjo gjë nuk kishte ndodhur për shkak të përplasjeve mes qeverisë dhe presidencës së atëhershme duke mbetur pezull nga ana juridike ndërkohë që siduket mes dy qeverive (shqiptare dhe greke) diskutimet avanconin.