Vendosni fjalën kyçe....

Regjistrimi i Alibeajt në zgjedhje, Berisha: Rama i ka kapur në vepra kriminale prandaj i ka në dorë


Kreu i PD-së Sali Berisha ka vijuar me akuzat e tij ndaj kreut të grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, duke e cilësuar peng të kryeministrit.

Berisha bëri akuzën e fortë duke thënë se Alibeaj është peng që zbatojnë vetëm urdhrat e Ramës sepse ai i ka në dorë për vepra kriminale për të cilat mund t’i çojë në burg”.

Të shpallësh kryetar atë që nuk është kryetar do të thotë të pranosh të emëruarin e Ramës.

Siç e dini janë shkelur çdo normë e ligj i këtij vendi dhe i këtij narko shteti. Të pretendosh se Alibeaj që nuk është votuar e as emëruar kurrë, nuk është votuar në asnjë forum të partisë, e nuk guxon te votohet se nuk merr asnjë vote për kryetar, që e ka shndërruar veten në një peng lëvozhgë të Ramës, këtë e bën vetëm Rama.

Kjo do të thotë të kthehesh te opozita e emëruar. Ka një vendim gjykate që është në fuqi akoma deri sa të zbardhet vendimi, që Berisha është kryetar partie, por këtu nuk kanë rëndësi ligjet, por tmerri shpirtëror që ka Rama e mendon se përmes Alibravës e Alibashës mendon se mund të shpëtojë nga 14 Maji.

Për Alibeajn s’ka asnjë vendim gjykate, por ky është një pseudo shtet.

Ka rregulla të prera statutore, por ka një gjë, është vegël i kapur peng në krim nga Edi Rama dhe ky është problemi i tij, s’ka lidhje me PD, Basha e AliBrava s’kanë lidhje me PD janë të dy pengje të Ramës dhe Rama i përdor ata në mënyrën më të pamëshirë.

Anëtarët e PD e kanë këtu selinë dhe PD ka vetëm një, ata të cilët mendojnë ndryshe janë të detyruar nga propaganda e Ramës.

Të pranosh e diskutosh për PD një njeri që nuk është votuar kurrë, cdo individ që i lejon vetes këtë gjë e bën për qëllime të caktuara.

Këta janë pengje që zbatojnë vetëm urdhrat e Ramës sepse ai i ka në dorë për vepra kriminale për të cilat mund t’i çojë në burg”-deklaroi Berisha.