Vendosni fjalën kyçe....

Rifillon në mungesë procesi në GJKKO ndaj Dritan Rexhepit dhe të tjerëve për rrëmbimin e Jan Prengës


Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme rifilloi pas një viti pezullim për shkak të mosmarrjes dijeni personalisht gjykimi në mungesë i çështjes penale ndaj të pandehurve: Dritan Rexhepi, i arrestuar në Ekuador, Gentian Funiqi, i arrestuar në Spanjë, Geraldo Martini, Aldo Majnishta, Martin Bleta, Korado Gështenja e Artan Doçaj.

Ata janë akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, si pjesë e një grupit të strukturuar kriminal.

Dje filloi gjykimi në mungesë për të njëjtin rast edhe i Altin Hajrit edhe ky i akuzuar për të njëjtat akuza.