Është shtyrë sërish vendim për ekstradimin e shtetases ruse Svetlana Timofeeva.
Seanca tjetër është shtyrë për në datën 4 prill ora 14:00, pasi mbrojtja kërkoi kohë për njohjen me konkluzionet përfundimtare në gjuhën ruse, raporton Report TV.
Svetlana Timofeeva u arrestua më 20 gusht të vitit 2022 me bashkëkombësin e saj Mikhail Zorin dhe ukrainasin Fedir Alpatov pranë ish-uzinës së armëve në Ballsh teksa kur i pikasën nga dy ushtarakë i sulmuan me spraj kimik.
Në Shqipëri, të tre të huajt akuzohen për “Goditje për shkak të detyrës”, “Dhënie e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim.
Rusia kërkon ekstradimin e 33-vjeçares pasi atje është e akuzuar për “Marrje e paligjshme e informacionit që përbën sekret shtetëror”, por ajo ka kërkuar azil në Shqipëri me argumentin se i rrezikohet jeta.