YouTube rivendosi llogarinë e ish-presidentit Donald Trump të premten, duke e bërë atë platformën e fundit të madhe të mediave sociale që e bën këtë më shumë se dy vjet pas sulmit në Kapitolin e SHBA-së.
YouTube tha në një postim në Twitter se kishte ‘vlerësuar me kujdes rrezikun e vazhdueshëm të dhunës në botën e vërtetë, duke ekuilibruar mundësinë që votuesit të dëgjojnë në mënyrë të barabartë nga kandidatët kryesorë kombëtarë në prag të zgjedhjeve’.
Sipas të dhënave të sondazheve, Trump është kandidati kryesor i republikanëve në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Lëvizja do të thotë se Trump tani ka qasje në llogaritë e tij në Twitter, Facebook, Instagram dhe YouTube. Megjithatë, ai ka bërë një angazhim për platformën e tij të mediave sociale Truth Social dhe është e paqartë nëse do i përdorë këto llogari në prag të zgjedhjeve.
YouTube ishte gjithashtu e fundit nga platformat kryesore të mediave sociale që bllooi Trump-in pas sulmit në Kapitol. Presidenti i atëhershëm u pezullua nga postimi i përmbajtjes për shtatë ditë në fillim, por YouTube më vonë tha se ndalimi do të mbetej në fuqi mes ‘potencialit të vazhdueshëm për dhunë’.
Shefja e atëhershme ekzekutive e YouTube, Susan Wojcicki, e cila u tërhoq nga posti në shkurt, tha se Trump do rikthehej kur të përcaktonte se rreziku i dhunës të zvogëlohej.
Twitter, nën pronësinë e re të manjatit të teknologjisë Elon Musk, rivendosi llogarinë @realdonaldtrump të Trump në nëntor. Meta rivendosi qasjen e Trump në Facebook dhe Instagram në shkurt.