Kandidati i opozitës për bashkinë e Elbasanit Luçiano Boçi, ka publikuar një video që sipas tij përbën një provë të blerjes nga kryebashkiaku socialist Gledian Llatja, në shtresat më të varfra të këtij qyteti për zgjedhjet vendore të 14 majit.
“Me dhimbje dhe neveri kam përcjellë atë që po ndodh sot në Elbasan. Bashkia Elbasan ka hartuar lista me njerëz që marrin ndihmë ekonomike dhe i ka paisur ata me letra ndihmash në këmbim të firmës së tyre dhe kundrejt zotimit se me 14 maj do të votojnë për PS-në. Për të shmangur shpërndarjen e ndihmave në Bashki, lista shumëmërore i është dhënë përfaqësuesve të një komuniteti fetar dhe pamjet flasin vetë! Është rasti që institucionet e drejtësisë të veprojnë menjëherë! Faktet janë publike! Pasi i kanë mbajtur peng dhe i kanë zhytur në varfëri për 16 vjet, tani po u blejnë njerëzve edhe dinjitetin”-shkruan Boçi.