Vendosni fjalën kyçe....

Dështon arratisja nga burgu grek, 48-vjeçari shqiptari kapet pas katër orësh


Një 48-vjeçar me origjinë shqiptare është arratisur pasditen e së enjtes nga paraburgimi i Policisë së Magnezisë.

Sapo u konstatua arratisja e tij, është vënë alarmi për lokalizimin e tij, për pasojë është gjetur rreth 4 orë më vonë në rrugën 2 Nëntori. 48-vjeçari ka qenë i dënuar për dhunë në familje dhe ka llogari të hapura me drejtësinë, sipas mediave greke.

Ai ndodhej në paraburgim pasi po gjykohet në Gjykatën Penale Tre anëtarëshe për çështje të ndryshme edhe pse vuan dënimin me burg në burgjet e Larisës.

Vetëm të premten e kaluar ai u dënua me 18 muaj me kusht, pasi Gjykata Penale Tre anëtarësh e Volos e shpalli sërish fajtor për lëndime trupore në familje, kanosje në familje, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armëve. I pandehuri është në paraburgim në burgjet e Larisës për dhunë në familje, në kurriz të gruas së tij të larguar dhe vjehrrit të tij, dhe shpesh ka shqetësuar opinionin social vendas.

Ai është i njëjti që teksa qëndronte në korridorin e gjykatës pas një vendimi fajësie, kishte kërcënuar prokuroren duke i thënë: “Do të të vidhos dhe do të të dërgoj në burg”.