Gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg ndaj efektivit të RENEA-s, Altin Morina i cili u kap me një shumë të madhe parash në makinë.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për News 24 se Morina ka rrëfyer se paratë i ka marrë nga një biznesmen 30 minuta para arrestimit dhe se nuk vijnë nga një aktivitet kriminal.
“Jam i gatshëm të bashkëpunoj me drejtësinë. Lekët i kisha për arsye personale”, ka deklaruara ai.
Kujtojmë se Altin Morina u arrestua më 14 mars në zonën e Komunës së Parisit, pasi në automjet iu gjet shumë prej 113 mijë eurosh.
Akuzat e ngritura ndaj tij nga Prokuroria fillimisht ishin “Shpërdorim Detyre”, “Pastrim parash” dhe “Fshehje të ardhurash”, ndërkohë ditën e sotme prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë vetëm për akuzën “Pastrim Parash”.