Vendosni fjalën kyçe....

KQZ shqyrton koalicionet për zgjedhjet e 14 majit, përfaqësuesi i Alibeajt: Po përdorin logon dhe emrin tonë


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrton ditën e sotme kërkesat për regjistrim si koalicion në zgjedhjet e 14 majit.

Ndër to është po shqyrtohet dhe kërkesa e Partisë së Lirisë së Ilir Metës me 2 parti të tjerë, ku në marrëveshje kanë futur edhe Partia Demokratike me kryetar Sali Berishën.

Përfaqësuesi i PD-së së Enkelejd Alibeajt Indrit Sefa ka kundështuar përdorimin e emrit duke kërkuar të merren masa ndaj këtyre personave që e kanë sjellë këtë kërkesë.

“Ju konfirmoj që Partia Demokratike nuk ka bërë asnjë koalicion. Ështtë përdorur logo, emri dhe karakteristikat e Partisë Demokratike nga persona të paautorizuar dhe të palegjitimuar. Komisioneri duhet të konstatojë që kjo marrëveshje është bërë në mashtrim të ligjit dhe mashtrim të zgjedhësve. Partia Demokratike e Shqipërisë nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për koalicion. Nuk është kush është ky person që e ka bërë këtë kërkesë. Komisioneri të marrë masa dhe të ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë për të vendosur në vend drejtësinë. Kjo kërkesë duhet rrëzuar”, tha Sefa.

Ndërkohë që përfaqësuesi i Partisë së Lirisë tha se Sefa flet si përfaqësues i një partie ende të paregjistruar.

“Kolegu Sefa flet në emër të një partie që ende nuk është regjistruar, për të kundërshtuar disa parti që janë regjistruar e duan të bëjnë një koalicion. Është ende afati për ta ankimuar atë vendim”, tha Kaziaj.