Kryebashkiaku i arrestuar i Bulqizës, Lefter Alla ka dalë sot para gjykatës për të marrë masën e sigurisë.
Alla u arrestua me akuzat e SPAK për shpërdorim detyre në tendera.
Nga salla e gjyqit Alla ka hedhur akuza politike për arrestimin e tij, duke shigjetuar brenda kampit socialist.
Kryebashkiaku i Bulqizës tha se arrestimi i tij është politik ndërsa vijon se nëse do i kërkonin të ikte do kishte ikur duke mos pranuar të ketë bërë shkelje të ligjit.
“Arrestimi im është politik. Nuk kam kryer shkelje te ligjit. Më mirë të më kërkonin të ikja, se do kisha ikur”, mësohet të këtë thënë ai, raporton për BalkanËeb gazetarja Klodiana Lala.
Prej një viti Alla dhe të tjerë zyrtarë dyshohet se kanë qenë në përgjim. Prokurorë të SPAK kanë qenë në të 4 bashkitë e qarkut herë pas here për të kryer verifikime.
Emrat e të arrestuarve me urdhër të SPAK
Lefter Alla, kryetari i Bashkisë së Bulqizës
Enkeleda Lleshi, nënkryetarja e Bashkisë
Rubin Kola,
Erion Isaku,
Leonard Daci,
Arseb Gjoka,
Kujtim Zogu,
Denis Xholi,
Rasim Daci,
Dalo Gazidedja,
Aqif Konesha
Kastriot Ibrahimaj (arrest shtëpie)
Ana Nishku (arrest shtëpie)