Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka denoncuar mospastrimin e mbeturinave në Tiranë.
Ai ka nxjerr një video nga disa kazanë mbeturinash në ‘Sheshin Wilson’ ndërsa shkruan se edhe pse paguhen shuma të mëdha për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston, qyteti po mbytet nga mbeturinat.
Blushi thekson se inceneratori është kryeafera korruptive e kryebashkiakut të Tiranës Veliaj për të cilin thotë se duhet të jetë në burg. Ai shkruan se më 14 maj është koha për pastrimin e Bashkisë Tiranë nga plehrat.
“Ky mal me mbetje urbane, i pandenjë për çdo qytet modern në vitin 2023, gjendet në një nga sheshet kryesore të Tiranës, pikërisht në Sheshin “Ëilson”. Ndërkohë 100 mijë euro paguhen çdo ditë për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston, kryeaferën korruptive të kandidatit për qeli të “Rilindjes”, Erion Veliaj, që shpërdoron taksën e pastrimit dhe mbyt kryeqytetin nga mbeturinat! Më 14 Maj, koha për pastrimin e Bashkisë së Tiranës nga plehrat! Bashkë Fitojmë!” – shkruan Blushi.