Interi ka pësuar një humbje që rëndon në fushën e tij ndaj Juventusit mbrëmjen e sotme duke i ndërlikuar jo pak pozitat në renditje për sa i përket pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve sezonin që vjen.
Edhe pse mban vendin e tretë, milanezët përballen me disa rivalë dhe hapi fals sot në shtëpi ndaj torinezëve mund të kushtojë shumë në fund kur të bëhet llogaritë.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në pjesën e parë nga Kostiç në minutën e 23’.
Pas suksesit të sotëm, Jventusi e sheh veten në vendin e shtatë, 7 pikë larg vendit të katërt që do e çonte në Ligën e Kampionëve, sado që në garë për të janë Milani, Atalanta e Roma.