Kamerat e sigurisë kanë kapur personin që ka shkruar parrullat në muret e selisë së PS-së në Fier.
Parrullat e spërkatura në mur ishin kundër drejtuesit politik të Qarkut Fier, Taulant Balla.
Ato shkruajnë se ‘Taulant Balla thikë pas shpine PS-së’, ‘PS socialistë të ndershëm’ e ‘Fieri nuk është Elbasan’.
Personi në fjalë dyshohet se është i Partisë Demokratike pasi nuk është njohur nga socialistët e Fierit.