Vendosni fjalën kyçe....

Partizani pa gabime ndaj Kastriotit, rikthehet në krye


Partizani arriti një fitore të rëndësishme ndaj Kastriotit pasditen e sotme duke rimarrë kreun e renditjes edhe pse me pikë të barabarta me Tiranën.

‘Të kuqtë’ fituan me golat e Carës, Massangas, Selmanit e Mba, ndërsa goli i vetëm për krutanët u shënua nga Mihana.

Kur nga fundi i kampionatit kanë mbetur edhe 10 javë, Partizani e Tirana duken kandidatët e vetëm për titullin edhe pse teorikisht në garë janë edhe Egnatia, Erzeni, Vllaznia e Kukësi.

Kastrioti nga ana e tij mban vendin e fundit në renditje e pas humbjes ka edhe më pak shpresa për të mbijetuar.