Vendosni fjalën kyçe....

Prokurori që ‘ka në dorë’ arrestimin e Trump i përgjigjet thirrjes së tij për protesta


Mesazhi i Donald Trump të shtunën, i cili u kërkoi mbështetësve të protestojnë kundër arrestimit të pritshëm të tij, ka sjellë një përgjigje private nga Prokurori i Qarkut të Manhattan, Alvin Bragg (D), me një raport që pretendon se ai dërgoi një email të gjithë stafit ku shkruante ‘ne nuk tolerojmë përpjekjet për të frikësuar zyrën tonë ose për të kërcënuar sundimin e ligjit në Nju Jork’.

Gazetarja e Politico, Erica Orden pretendon se ka qasje në mesazhet private të shpërndara. Historia e saj tregon se Bragg shkroi: “Partnerët tanë të zbatimit të ligjit do sigurojnë që çdo kërcënim specifik ose i besueshëm kundër zyrës do hetohet plotësisht dhe se masat e duhura mbrojtëse janë vendosur në mënyrë që të gjithë 1600 punonjësit tanë të kenë një mjedis të sigurt pune’.

Mesazhi më tej zbuloi se zyra e tij ka qenë duke u bashkërenduar me Departamentin e Policisë së Nju Jorkut dhe Zyrën e Administratës së Gjykatave, krahu administrativ i sistemit gjyqësor në Nju Jork, ndërsa pohonte se zyra e tij krenohet me ‘disa nga nëpunësit publikë më të mirë në vend’.

Sipas Politico, Bragg, i cili ishte i lidhur financiarisht me megadonorin demokrat George Soros në fushatën e tij për Prokuror të Distriktit, shtoi ‘njësoj si me të gjitha hetimet tona, ne do vazhdojmë ta zbatojmë ligjin në mënyrë të barabartë dhe të drejtë dhe të flasim publikisht vetëm kur është e përshtatshme’.

Siç raportoi Breitbart News, Trump tha të shtunën se pret të arrestohet të martën bazuar në ‘rrjedhjet e paligjshme’ nga zyra e prokurorit të qarkut të Manhattanit, e cila po heton rolin e pretenduar të Trump në paratë e paguara për Stormy Daniels.