Ish-kryeministri britanik Tony Blair ka pohuar se pushtimi i Irakut ishte më i justifikuar sesa sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës.
Duke folur për DPA të Gjermanisë dhe dy agjenci të tjera evropiane të lajmeve, Blair deklaroi se pushtimi, në të cilin morën pjesë 46,000 trupa britanike, ishte një përgjigje e ligjshme ndaj represioneve të brendshme të Sadam Huseinit dhe përdorimit të tij të armëve kimike kundër kurdëve.
“Të paktën mund të thoni se ne po largonim një despot dhe po përpiqeshim të futnim demokracinë,” tha Blair, shkruan DW.
Pushtimi i Irakut u kushtoi jetën rreth 200 mijë civilëve dhe e ka lënë vendin në paqëndrueshmëri politike, ekonomikë e shoqërore.Huseini nuk ka dalë të ketë asnjë lidhje me sulmet e 11 shtatorit dhe pretendimet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe se ai kishte armë të shkatërrimit në masë ishin false.
Përpara pushtimit, Blair pohoi në mënyrë të rreme se Iraku i posedonte këto armë dhe se po punonte për t’i pasur ato.
Blair tha se ndryshe nga Iraku, Ukraina është ‘një vend që ka një president të zgjedhur në mënyrë demokratike, i cili, me dijeninë time, nuk ka filluar kurrë një konflikt rajonal ose nuk ka kryer ndonjë agresion kundër fqinjëve të saj’.