Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj thumbon Berishën: Vegël është ai që çon demokratët në një parti të majtë


Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka thumbuar Sali Berishën lidhur me akuzat se është “vegël e Ramës”.

Alibeaj tha se vegël është ai që merr demokratët dhe i çon në një parti të majtë duke ironizuar kështu kandidimin e emrave të dalë nga Primaret e Berishës nën siglën e koalicionit të Partisë së Lirisë të drejtuar nga Ilir Meta.

Nuk do më dëgjoni të përdor fyerje apo linçimi edhe për kundërshtarin më të fortë. Politika bëhet me ide nëse i ke, me vizion ndryshe, ndaj kam zgjedhur këtë qasje. Sa i përket historisë së veglave, pengjeve, një arsyetim e kam. Vegël mund të jetë kushdo, ai i cili mund t’i marrë demokratët e t’i çojë në një parti të majtë, një parti që në 2013 bashkëpunoi me Ramën për ta sjellë në pushtet.

Koherenca në qëndrimet politike mund të jetë një nga virtytet që politika shqiptare mund të ketë. Të ftosh demokratët të shkojnë në një parti tjetër, çfarë ka bërë më tepër Edi Rama kundër nesh? Shantazh e fyerje ndaj PD. Jo vetëm çështje veglash, por edhe krenari. Kam krenari të qëndroj e aq sa mundem t’i them qytetarëve që politikë bëhet ndryshe, me rebesh apo diell. Kjo është logoja që këtë vend e ka orientuar drejt Perëndimit. Kjo është seti i vlerave që i ka dhënë shqiptarëve fytyrën perëndimore. Ka pasur goxha shantazh. Ndonëse mund të dukemi të dobët e naiv, ja vlen”, tha Alibeaj.