Vendosni fjalën kyçe....

Arrestimi i kryebashkiakut të Bulqizës, Balla: Të gjithë të barabartë para ligjit, PS s’mbron askënd


Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka pohuar se reforma në drejtësi është një nga arritjet më të mëdha dhe se para drejtësisë të gjithë janë të barabartë.

Ai denoncoi ato që i quajti përpjekje të opozitës për të penguar reformën në drejtësi dhe vettingun.

Balla përsëriti qëndrimin e PS-së se nuk mbron askënd kur bie ndesh me ligjin dhe se përgjegjësinë e ka personalisht duke përmendur arrestimet e ish-kryeabashkiakut të Lushnjës dhe kryebashkiakut të Bulqizës.

“E gjithë kjo histori ka të bëjë me një fakt të gjithëpranuar se reforma në drejtësi është një nga arritjet më të madhe. Kemi pranimin se para drejtësisë të gjithë janë të barabartë dhe faktin se reforma në drejtësi ka ngritur institucione që tashmë po bëjnë punën e tyre. Të gjithë ju jeni dëshmitarë të të gjitha përpjekjeve të kundërshtarëve tanë për të penguar reformën në drejtësi. Opozita ka bërë të gjitha përpjekjet për të penguar procesin e vettingut. Ne nuk mbrojmë askënd, përgjegjësinë para ligjit e ka secili prej tyre. Kryetari i Bashkisë Bulqizë dhe ai i Lushnjës janë arrestuar dhe në të dyja rastet PS ka mbajtur të njëjtin qëndrim.” – tha Balla.