Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Armando Subashi ndër kryebashkiakët më të mirë, në Mallakastër do kandidojë sërish Ismailaj


Kreu i grupit parlamentar të PS-së tha sot se Armando Subashi është një nga kryebashkiakët më të  mirë ndërsa pohoi se në Mallakastër do kandidojë sërish kreu i tanishëm Qerim Ismailaj.

Ai e bëri deklaratën gjatë një konference me gazetarët ku tha se të shtunën PS-ja do ketë mbledhjen e kryesisë ku do vendoset për kandidaturat.

“Do kemi të shtunën mbledhjen e Kryesisë, ku do prezantohet një vlerësim për secilën prej kandidaturave. Kandidati jonë do jetë kryetari i ardhshëm i bashkisë, e për pasoja konsultimi duhet të jetë i gjerë. Deri ditën e shtunë do t’i kemi të gjithë gati. Armando Subashi është ndër më të mirët kryebashkiakë që kemi. Sot në SPAK janë thirrur shumë persona edhe drejtuesit më të lartë të politikës. Z. Bushi është thirrur në SPAK si person që ka dijeni për një çështje. Tani sipas jush nëse thirresh në SPAK nuk kandidon më? Unë e përshëndes punën e zotit Dumani. Por fakti që thirresh në SPAK, nuk të ndalon të kandidosh. Ne kemi një ligj që përcakton artë rastet e moskandidimit dhe ai ligj është i panegociueshëm për këdo. Sa i përket rastit të Mallakastrës nuk ka asnjë ndalim dhe ai do të jetë kandidati ynë.” – tha Balla.