Nga vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të regjistruar PD me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeaj për zgjedhjet lokale të 14 majit, ish kryeministri Sali Berisha ka vendosur ta ankimojë këtë vendim.
Në dokumentin e dorëzuar kërkohet “pezullimi i regjistrimit të PD deri në momentin që Kolegji Zgjedhor të jetë shprehur me një vendim përfundimtar në lidhje me ankimimin të dorëzuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë e përfaqësuar nga kryetari Sali Berisha.”