linken ka vlerësuar takimin mes Kosovës e Serbisë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Ai theksoi se SHBA-ja do jetë e përfshirë në mënyrë aktive me BE-në për të mbështetur dy vendet që të punojnë drejt marrëdhënies së parashikueshme e paqësore.
“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë të angazhuara në mënyrë aktive, në koordinim me partnerët e BE-së, për të mbështetur Kosovën dhe Serbinë që të punojnë drejt një marrëdhënieje të parashikueshme dhe paqësore. Ne do të vazhdojmë të mbështesim avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor.” – tha Blinken.