John Schindler, Ish-punonjësi i shkarkuar me turp nga NSA-ja (National Security Agency-Agjencia e Sigurisë Kombëtare) në SHBA pasi dërgonte foto të penisit një shtetaseje amerikane në Twitter, ka vijuar sot serinë e shkrimeve në Washington Examiner lidhur me çështjen McGonigal në SHBA e ato që i quan implikime të punës së tij në Shqipëri.
Në një shkrim tijin në Washington Examiner sot, ai citon një shkrim të para ditëve në Financial Times, ku ish-kryeministri Berisha deklaronte se shpallja e tij non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit ishte bërë përmes lobimit të kryeministrit Rama me ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal.
Shkrimi në Financial Times nuk sillte asnjë provë dhe asnjë fakt të pretendimeve në fjalë, por ishte një përmbledhje e përciptë deklaratash të ish-kryeministrit Berisha, kryebashkiakut të Shkodrës Spahia e ish-deputetit të PD-së Aldo Bumçi si dhe një përshkrim të operacioneve të policisë për heqjen e kamerave të paligjshme në disa qytete të vendit.
Po kështu në shkrimin e sotëm ai sjell si referencë një shkrim tijin të shkurtit 2023, ku sipas burimeve të tij, disa biznesmenë të fuqishëm në Shqipëri kishin paguar shuma të mëdha për të shmangur shpalljen non-grata nga SHBA-ja.
Në të njëjtin shkrim ai nuk sjell asnjë fakt, asnjë deklaratë dhe as nuk përmend asnjë burim, por thotë se burimet janë burimet vijnë nga Ballkani ndërkohë që në të njëjtin shkrim ai thekson se biznesmeni që pretendohet se ka paguar miliona dollarë e ka mohuar këtë gjë.
Në shkrimin e sotëm, ish-punonjësi i shkarkuar me turp nga NSA-ja akuzon edhe ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim se u ka bërë presion pronarëe të mediave në Shqipëri që të ndalojnë raportimet negative për qeverisjen e Edi Ramës ose që janë pro Sali Berishës.
Sipas tij ky takim ka ndodhur në tetor 2021 duke cituar burimet të shuma tijat, por pa sjellë asnjë deklaratë, fakt apo burim. Sipas tij, biznesmeni Ylli Ndroqi i shpallur non grata nga SHBA-ja është shantazhuar nga socialistët duke e kërcënuar me emrin e ish-zyrtarit të FBI-së, McGonigal.
Në fund të shkrimit ai i bën thirrje Kongresit që të hetojë ish-zyrtarin e FBI-së McGonigal si dbe rrezikun nëse agjentë të tjerë të Agjencisë nëse janë të përfshirë në korrupsion si dhe të ngrejë disa pyetje lidhur me çështjen e Shqipërisë.