Faqja satirike “Brryli Broadway” ka ironizuar premtimin e kandidatit të opozitës për Bashkinë e Vorës Indrit Hoxha mbi investimet në sport duke e krahasuar me premtimin e “bujshëm” të Alfred Pezës disa vite më parë.
“Prioriteti tjetër i Indritit osh binjakëzimi FK VORA me ekipin e Napolit, fushat stërvitore me drita notën dhe ditën, dhe gjithashtu surpriza më e fortë e tij osht pensionimi i Lionel Messi te ekipi i FK VORA. Mbas 14 majit president nderi i klubit të Vorës do të jete zoti Alfred Peza”-shkruhet në postimin e “Brryli Broadway”.
Por çunat e “Brrylit” kanë marrë menjëherë përgjigjen e vetë kandidatit Hoxha i cili i thotë se nuk bëhet fjalë për premtime iluizve si binjakëzim me klube të huaja apo “pensionimin e Messit” të Fk Vora por disa terrene sportive.
Kandidati Hoxha më tej thekson se buxheti i Bashkisë Vorë lejon që të investohet edhe në terrene sportive por që deri më tani ka munguar vullneti.
Sqarimi: